Flash

Blindohet Shkodra/ Atentati ndaj studentit të policisë, gjenden 2 makina të djegura

Lapsi.al 12 March 2024
Blindohet Shkodra/ Atentati ndaj studentit të policisë, gjenden 2

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi rreth orës 19.30 të mbrëmjes së kësaj të marte në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj 30-vjeçarit Gjon Nika dhe kunatit të tij, Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e policisë.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se janë të dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spital. Mësohet se studenti i plagosur Gjergj Ndërshtiqa është vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur 2 makina të djegura.

Njëra prej makiave dyshohet se u përket autorëve ndërsa tjetra është e personave të plagosur që ka marrë flakë pas breshërisë së plumbave. Brenda makinës së vënë në shenjestër kanë qenë 3 persona, por vetëm dy janë plagosur. Raportohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të shumta armësh.

Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda. Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Forca të shumta të policisë janë duke kryer kontrolle në zonë për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Shkodër, plagoset një polic

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie. Efektivi i plagosur ë...

20:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI