Flash

E bujshme në tenis: Nardi, numri 123 në botë, eliminon Djokovic: "Bëra një çmenduri"

Lapsi.al 12 March 2024
E bujshme në tenis: Nardi, numri 123 në botë, eliminon Djokovic:

Arritje e paimagjinueshme e tenistit Luca Nardi në turneun ATP 1000 në Indian Wells. Italiani, numri 123 në botë, mposhti në tre sete numrin 1 të renditjes botërore, serbin Novak Djokovic me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3, duke fituar kalimin në fazën e 1/8 të turneut në Kaliforni. Menjëherë pas pikës së fitores, italiani hodhi raketën në tokë dhe vuri duart në fytyrë me thuajse mosbesim: "Kjo është një mrekulli - tha Nardi më vonë në një intervistë për Tennis Channel -. Unë jam një djalë 20 vjeçar, i 100 në botë dhe munda Novak. Është çmenduri, çmenduri."

“Para ditës së sotme, askush nuk më njihte - tha Nardi, i cili tani do të përballet me amerikanin Tommy Paul -. Shpresoj që publiku të ketë shijuar ndeshjen tani. Jam shumë i lumtur me këtë rezultat". Sportivitet i madh edhe nga kampioni i mposhtur, Djokovic: "Nardi hyri si 'lucky loser' në main draw, kështu që nuk kishte asgjë për të humbur. Kështu që luajti shkëlqyeshëm. Ai e meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im, ishte vërtet shumë i keq”, shtoi 36-vjeçari serb.

ARRITJA E PABESUESHME

Tenisti markexhan bëhet kështu lojtari me renditjen më të ulët që ka mundur ndonjëherë Nole në një turne të kësaj kategorie, ose në një Slam. Rekordi deri më tani i përkiste afrikano-jugorit Kevin Anderson, n.122 kur ai fitoi në Miami në vitin 2008. Nardi është gjithashtu tenisti i katërt me renditjen më të ulët që mundi një numër një në botë në fuqi në një turne "1000".

I ripeshkuar në tabelën e rezultateve si një lucky loser direkt në raundin e dytë (pas humbjes së argjentinasit Etcheverry, kokë serie), pasi mposhti në tre sete kinezin Zhang, numri 50 në ATP (fitorja e parë mbi një top 50), duke arritur për herë të parë në raundin e tretë në një turne "1000", Luca u gjend përballë idhullit të tij Djokovic. Italiani, me një taktikë ultra-agresive theu mbrojtjen e serbit dhe kombinoi goditje të fuqishme nga baza me sulme precize, duke arritur kështu një arritje të madhe sportive.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI