Flash

Emri/ Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja përplaset për vdekje nga një shofere e re

Lapsi.al 12 March 2024
Emri/ Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja përplaset

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali ku për pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Villafranca ku e reja, Edmonda Boka u përplas nga një shofer e re e cila po mësonte të drejtonte mjetin.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja sapo zbriti nga makina e saj është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI