Flash

Lubonja: Nga marrëveshja me PD-në e Berishës fiton më shumë Rama

Lapsi.al 12 March 2024
Lubonja: Nga marrëveshja me PD-në e Berishës fiton më

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë që hetimet e “21 janarit” t’i kalojnë SPAK-ut. Lubonja thotë se beson se këto janë vendime që merren nga PS, duke shtuar se nuk ka drejtësi të pavarur. Ai theksoi se përgjegjës për ngjarjen e rëndë janë të dyja palët.

“Për vendimin për 21 janarin, do të thosha se këto janë vendime të PS, nuk ka drejtësi të pavarur. Ngjarja është e rëndësishme, por se nuk është bërë asnjëherë drejtësi, por është instrumentalizim politik. Kjo sepse nëse do të bëhej drejtësi e vërtetë, përgjegjësit për vrasjet janë të dyja palët. Unë shoh përgjegjëse të dyja palët, të dyja palët duhen hetuar”, - tha Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24.

Më tej, ai komentoi edhe marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Berisha, që kjo e fundit të hyjë në Kuvend dhe të ngrihen dy Komisione Hetimore. Sipas tij, nga marrëveshja fiton më shumë Rama sesa opozita.

“Mendoj se maxhoranca ka shumë gurë, që i lëviz këtej e andej. Edhe marrëveshjet janë strategji, që bëhen më së shumti për interesa të maxhorancës. Me këtë marrëveshje, duket sikur maxhoranca po e njeh “Rithemelimin”. Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar normalitet në parlament.

Edi Rama ka dhënë dy çështje për hetime, pse nuk i dha të gjitha çështjet për hetim. Jep për hetim atë që dëshiron Rama. Duhet të tërhiqej ligji i ri për Komisionet Hetimore. Kjo që u arrit mund ta kthejë edhe opozitën një fasadë në parlament.

Opozita ka nevojë për një mbështetje më të madhe të njerëzve. Gjithashtu opozita duhet të reflektojë edhe për bashkim sa më të gjerë, por duket se nuk kanë fuqi për këtë punë. Me këtë situatë, Rama merr më tepër fitore se opozita. Për Ramën, legjitimimi ndërkombëtar është i rëndësishëm.

Duhet që të gjithë opozitarët, pavarësisht dallimeve, të bashkohen dhe të mendojnë për rikthimin e demokracisë. Duhet menduar për rezistencë, pastaj për fitore, e cila ndoshta vjen edhe për faktin se maxhoranca mund të shkatërrohet së brendshmi”, - deklaroi Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Shkodër, plagoset një polic

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie. Efektivi i plagosur ë...

20:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI