Flash

Me kërkesë të autoriteteve britanike, Andrew Tate arrestohet në Rumani

Lapsi.al 12 March 2024
Me kërkesë të autoriteteve britanike, Andrew Tate arrestohet

Figura kontroverse Andrew Tate është arrestuar në Rumani pasi ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Britania e Madhe, njoftoi të martën zëdhënësja e tij, Mateea Petrescu. Tate, 37 vjeç, dhe vëllai i tij Tristan Tate, u arrestuan të hënën mbrëma nën akuzat për agresion seksual, në një rast në Britani të Madhe nga vitet 2012-2015, tha Petrescu.

Ajo tha se Gjykata e Apelit në Bukuresht do të marrë “vendim të rëndësishëm” të martën se a ta zbatojë apo jo fletarrestimin e lëshuar nga Britania e Madhe. Katër gra e raportuan influencerin Tate te autoritetet britanike, duke e akuzuar për dhunë seksuale dhe fizike, por prokuroria britanike vendosi të mos ngrejë aktakuzë ndaj tij. Viktimat e dyshuara vendosën pastaj të mbledhin të holla për t’i mbuluar shpenzimet ligjore për të ngritur padi civile kundër Tate.

“Ne i dorëzuam provat tona për veprime e tmerrshme të dhunës që e përjetuam dhe pritëm për veprime. Por, katër vjet më vonë, na thanë se autoritetet britanike nuk do ta përndjekin atë”, thanë ato. “Kjo është rruga jonë e vetme për ta mbajtur atë përgjegjës”. Tate akuzohet në një rast tjetër në Romani për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë. Ai ishte arrestuar në Bukuresht në dhjetor 2022 bashkë me vëllain dhe dy gra rumune. Prokuroria rumune ngriti aktakuzë ndaj tyre verën e kaluar. Ata i mohojnë akuzat.

Andrew Tate, i cili i ka 8.7 milionë ndjekës në rrjetin social në X, ka pretenduar vazhdimisht se prokurorët rumunë nuk kanë prova kundër tij dhe se ka një konspiracion politik për ta heshtur atë. Ai ka qenë i pezulluar nga rrjete të ndryshme sociale në të kaluarën, për shkak të shprehjes së qëndrimeve mizogjene dhe për shkak të gjuhës së urrejtjes. Pas arrestimit në Rumani, vëllezërit Tate u mbajtën për tre muaj në paraburgim, para se të zhvendoseshin në arrest shtëpiak. Ata u liruan më vonë por e kanë të kufizuar lëvizjen vetëm brenda komunës së Bukureshtit dhe kontit të afërt Ilafov.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI