Flash

"Nuk kemi lindur në Stamboll". Inzaghi sfidon Atleticon: "Nuk spekulojmë me rezultatin e parë"

Lapsi.al 12 March 2024
"Nuk kemi lindur në Stamboll". Inzaghi sfidon Atleticon:
Me titullin praktikisht të hipotekuar me një yll të dytë gati për tu qepur në fanellë, për Inter është koha të mendojë për Champions League. Për teknikun Simone Inzaghi është një kualifikim për në çerekfinale për tu arritur duke mbrojtur në Madrid, 1-0 e shënuar nga Arnautovic në ndeshjen e parë në San Siro: “Nuk do të spekulojmë me avantazhin – siguroi Simone Inzaghi -. E dimë se do të jetë një ndeshje intensive”. Për Interin është një tjetër provë e nivelit të lartë, fryt i një pune të nisur prej kohësh. Kjo është edhe arsyeja përse Inzaghi kundërshton ata që e lidhin forcën e kësaj skuadre me finalen e sezonit të kaluar: “Ne nuk kemi lindur në Stamboll, megjithatë, në tre vjet kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera në Champions League. Kemi kaluar grupe të vështira, duke luajtur ndeshje të mëdha kundër Liverpool e Real. Në tre vjet kemi shkuar gjithnjë në 1/8 që ishte një gjë e paarritur në 10 vitet e mëparshëm. Kundër Atletico e dimë se do të jetë një ndeshje e komplikuar sepse në shtëpi transformohen, duhet ta interpretojmë në mënyrën më të mirë me avantazhin minimal që kemi. Lexo më tej: Video/ Inter shumë i mirë për Serie A: në Bolonja vendos Bisseck, +18 nga Juventus e titulli në dorë Sidoqoftë, Inzaghi nuk preferon krahasimet me Interin e Jose Mourinho: "Të gjithë e dimë historinë e Tripletës, diçka e mrekullueshme. Ne do të bëjmë rrugëtimin tonë, në finalen e Stambollit arritëm me krenari. Tani duam të bëjmë rrugën tonë, duke lënë mënjanë kampionatin për një moment. E kemi përgatitur në mënyrën më të mirë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI