Flash

Parashikimi i motit për këtë të martë: Reshje shiu dhe ulje temperaturash

Lapsi.al 12 March 2024
Parashikimi i motit për këtë të martë: Reshje shiu dhe

Kjo e martë do të karakterizohet nga mbizotërimi i vranësirave. Ato, herë pas here, do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Në zonat veriperëndimore shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të dobësojnë ndjeshëm reshjet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 4°C temperatura minimale deri në 17°C temperatura maksimale. Era do të fryjë mesatare deri e e fortë si në tokë dhe në det. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Kjo do të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës. Edhe gjatë natës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 12 gradë C vlera maksimale në rang vendi. Era do të paraqitet mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 55 km/h.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – veriperëndimore të MV duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Orët e pasdites; do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të MV ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit po ashtu vijojnë të ulen edhe vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Fier

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Fierit. Zënkë mes adoleshentësh ka ndodhur pak minuta më parë në qëndër të Fierit pranë park...

11:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI