Flash

Ra nga çatia e magazinës ku punonte, identifikohet shqiptari që humbi jetën në Itali

Lapsi.al 12 March 2024
Ra nga çatia e magazinës ku punonte, identifikohet shqiptari që

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti që i ka ndodhur teksa po riparonte çatinë e një magazine ku ai ishte punëtor. Andi Rexhepi kishte rënë nga 7 metra lartësi, teksa po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin e Carpenedolos.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa sipas mediave italiane, Rexhepi kishte 10 muaj që punonte në atë magazinë dhe ishte babai i një vajze 16 vjeç.

Ishin kolegët e tij që lajmëruan menjëherë ambulancën pas ngjarjes së rëndë, por 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë karabinierët kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe zbardhjen e përgjegjësve mbi aksidentin.

Të këshilluara

Gjykata e Lartë çon në SPAK 21 janarin

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët...

15:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI