Flash

Seanca në GJKKO për dosjen 'Partizani', Berisha dhe Malltezi kërkojnë heqjen e masës së sigurisë

Lapsi.al 12 March 2024
Seanca në GJKKO për dosjen 'Partizani', Berisha dhe Malltezi

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi, të dy nën hetim për dosjen ‘Partizani’. Berisha dhe Malltezi kërkojnë heqjen e masës 'arrest në shtëpi', ndërsa seanca do të mbahet në orën 15:00.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre ka bërë shkelje të rëndë duke u dhënë mediave vendimin për kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja. Seanca e 8 marsit u shty me kërkesë të avokatëve që të njiheshin me informacionin e depozituar gjatë 2 muajve dhe ecurinë e hetimeve nga ana e SPAK.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI