Flash

Goditje e fortë për teknikun Sylvinho: Ardian Ismajli humbet ndeshjet me Kilin e Suedinë

Lapsi.al 13 March 2024
Goditje e fortë për teknikun Sylvinho: Ardian Ismajli humbet ndeshjet
Lajm i keq për Empolin, por edhe kombëtaren e Shqipërisë dhe teknikun Sylvinho. Kontrollet kanë evidentuar dëmimin në kofshë të mbrojtësit Ardian Ismajli, të pësuar në ndeshjen Milan-Empoli, duke zyrtarizuar edhe kohët e rikuperimit për lojtarin kuqezi. Ky është shënimi i publikuar nga klubi toskan: “Klubi i Futbollit Empoli njofton se testet instrumentale të cilave iu nënshtrua lojtari Ardian Ismajli, i cili doli para kohe në ndeshjen e fundit kundër Milan, kanë nxjerrë në pah një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoral në kofshën e majtë". Kështu, Ismajli do të mungojë në ndeshjen e radhës të kampionatit dhe do të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtareve. Mbrojtësi do të përpiqet të jetë në fushë kundër Inter, kur kampionati të rifillojë të shtunën më 1 prill. Lexo më tej: Zyrtarizohet sfida me dy herë fituesit e Kupës së Amerikës: ja data dhe vendi i miqësores Sidoqoftë, koha jashtë fushës është e mjaftueshme që Ismajli të humbasë dy miqësoret e fundit të marsit të kombëtares. Në 22 mars kuqezinjtë do të luajnë në Parma kundër Kilit, ndërsa tre ditë më pas, më 25 mars, në Stokholm kundër Suedisë. Një goditje e fortë për Sylvinho, që sidoqoftë mund t'i japë një shans Marash Kumbullës, që ka nisur të marrë minuta me Sassuolo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI