Flash

Hapen bastet sportive online në Shqipëri, a do të ketë pika në terren?

Lapsi.al 13 March 2024
Hapen bastet sportive online në Shqipëri, a do të ketë pika

Pas 5 vitesh të mbyllura në Shqipëri, duke filluar që nga 1 prilli, bastet sportive do të jenë të ligjshme. Pasi mazhoranca socialiste kaloi mes tensioneve projektligjin në Parlament, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri, i cili hynë në fuqi që nga data 1 prill i këtij viti.

Si do të funksionojë skema?

Gjithsej do të jenë 10 kompani që do të ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në vendin tonë. Secila nga këto kompani, duhet të ketë përvojë në 3 shtete të BE/OECD për të paktën 3 vite, dhe se duhet të ngurtësojnë një fond prej 170 milionw lekësh si garanci, ku 120 do të kalojnë llogari të Ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj, ndërsa 50 milionë të tjera do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ose ndryshe AMF-lsë.

Po ashtu licenca për të ushtruar aktivitetin do të jetë për 10 vite dhe do të kushtojë 400 milionë lekë. Theksohet se këto para duhet të kenë burim të justifikueshëm. Gjithashtu, këto kompani të jenë të regjistruara në QKB dhe duhet të afishojnë edhe tabela që tregojnë anët negative të lojërave të fatit.

Ndërsa është ulur edhe mosha e lejuar, ku lojtarët tani duhet të jenë mbi 18-vjeç dhe jo 21 siç ishte në ligjin e mëparshëm. I gjithë sistemi do të jetë online dhe se bankat tregtare apo institucionet financiare dhe agjentët financiarë, që do të ndërmjetësojë pagesat dhe tërheqjet në llogari të klientëve dhe organizatorit.

Pra, nuk do të ketë me para “cash” dhe pika bastesh në terren, ndërsa lojtarët do të regjistrohen me kartë ID dhe do të luajnë sipas vlerë që iu lejohet./ Gsh

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI