Flash

Ish-arbitri Cesari, analizon episodin që krijoi polemika: "Cubarsì ndaj Osimhen ishte penallti"

Lapsi.al 13 March 2024
Ish-arbitri Cesari, analizon episodin që krijoi polemika:

Barcelona mposhti 3-1 Napolin në kthimin e 1/8 të Champions League, duke arritur çerekfinalen e turneut. Sidoqoftë, Napoli protestoi në minutën e 5’ të pjesës së dytë për një faull të supozuar në zonë nga mbrojtësi blaugrana Cubarsì. Ai ndërhyri ndaj Osimhen, duke e prekur në këmbën e majtë, por arbitri Makkelie nuk pa asnjë parregullsi.

"Jam i habitur pse nuk ndërhyri VAR - tha ish-arbitri Graziano Cesari për Mediaset pas ndeshjes -. Cubarsì prek këmbën e djathtë të Osimhen me këmbën e tij të majtë. Këtu pati një penallti dhe rezultati ishte 2-1. Një mangësi e madhe që VAR-i nuk ndërhyri, arbitri duhet të kishte kërkuar ndihmë”. “Drejtim i pamjaftueshëm – tha sërish Cesari për arbitrimin e holandezit – Ai nuk respektoi rregulloren”.

Lexo më tej: Video/ Raya heroi i Arsenal, në çerekfinale pas 14 vjetësh me penallti: Rrahmani nuk mjafton për të kaluar Barçën

Cesari më pas kritikon ngjyrën e kartonit që iu tregua Christensen për një faull të rëndë ndaj Lobotka: “Ishte e kuqe”. E për golin e parë të Barcelonës: "Gjithçka filloi me një faull të fishkëllyer të Traorè ndaj Lopez. Nuk kishte absolutisht asnjë faull dhe 15 sekonda më vonë, Barcelona shënoi".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI