Flash

Maskara e shqiptarëve në Frosinone/ Nuk ishte shkak një vajzë, por paratë

Lapsi.al 13 March 2024
Maskara e shqiptarëve në Frosinone/ Nuk ishte shkak një

Autoritetet italiane vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve të shqiptarëve në Frosinone të Italisë, ku mbeti i vdekur 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga 23-vjeçari Mikea Zaka.

Mediat italiane raportojnë se ditën e martë në morgun e spitalit "Fabrizio Spaziani" në Frosinone është bërë autopsia e trupit të Kasem Kasmit. Ka qenë një plumb në qafë që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mjeku do të bëjë të ditur rezultatet e autopsisë pas 60 ditësh.

Ai që mbetet ende i paqartë është motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Pista kryesore ku janë përqendruar hetuesit janë paratë. Korrikun e kaluar, në shtëpinë e autorit Mikea Zaka u gjetën 20 mijë euro cash. Versioni i dhënë nga i riu për ngjarjen është përplasja për një vajzë, por hetuesit nuk e besojnë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VENDIMI/ Rama shpall pushim ditën e premte

Kryeministri Rama njoftoi para pak çastesh në rrjetin social X se administrata do të ketë pushim ditën e premte, 15 mars. “Me këtë vendim të Këshillit të Min...

20:23

Rama emëron një zv.ministre te Arsimit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. 1024px-Ministria_e_Arsimit_Sportit_dhe_Rinisë-665x650 ...

19:39

Trafikant droge, arrestohet i riu në Tiranë

Kapet dhe arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar nga policia e Korçës, në qytetin e Tiranës. Mësohet se 26-vjeçari me inicialet D.C (G), ishte shpallur në kërkim pa...

17:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI