Flash

Napoli jashtë Champions, Juventus buzëqesh: kualifikohet për Botërorit për Klube

Lapsi.al 13 March 2024
Napoli jashtë Champions, Juventus buzëqesh: kualifikohet për

Napoli doli i mundur 3-1 në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions League nga Barcelona dhe i dha lamtumirë kampionatit më të lartë evropian. Pavarësisht paraqitjes së mirë, djemtë e teknikut Calzona nuk ishin në gjendje të marrin më të mirën përballë blaugranave, në një ndeshje gjithmonë në ndjekje. Sidoqoftë, ka edhe italianë që janë gëzuar nga eliminimi i napolitanëve: Juventus buzëqesh teksa, kjo dalje e Napolit nga Champions, e kualifikon matematikisht në Botërorin e Klubeve.

NAPOLI I ELIMINUAR, JUVENTUS FESTON

Napoli është jashtë Champions dhe rrjedhimisht jashtë edicionit të parë të Kupës së Botës së re për Klube që do të nisë në vitin 2025 në SHBA. E është Juventus që feston... Po, sepse pikërisht në sajë të eliminimit të napolitanëve, bardhezinjtë do të hyjnë në kompeticionin e ri të FIFA-s së bashku me Inter.

De Laurentiis kishte premtuar një bonus të madh për ekipin nëse do të arrinin të merrnin kualifikimin për Kupën e Botës. Ato 10 milionë euro gjithësesi do të mbeten në arkën e klubit. Prandaj, Inter dhe Juventus po fluturojnë për në SHBA, duke përjashtuar ankimimet dhe apelimet që tashmë të paralajmëruara nga pronari napolitan...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI