Flash

Rama sot përbetohej se nuk bënte pazar, prefekti i Vlorës e mori vesh në media që e zëvendësoi me ish-deputetin e LSI

Lapsi.al 13 March 2024
Rama sot përbetohej se nuk bënte pazar, prefekti i Vlorës e mori

Edi Rama përbetohej sot në një reagim se ai nuk mund të akuzohej për pazar me non-gratën, duke iu referuar Sali Berishës.

Ndërkohë pak orë më vonë doli vendimi nga zyra e qeverisë së tij, ku ai kishte emëruar Vangjel Tavon si prefekt të Vlorës.

Ish-deputetin e LSI-së duket se Rama do ta përdorë për çështjen e Himarës për të qetësuar në këtë mënyrë edhe Athinën. Rama po bën kështu një pazar me një nga njerëzit e besuar të Ilir Metës për të paktën për 14 vitet e fundit.

Tavo është gjithashtu edhe pjesë e dosjes për kontratën e lobimit të LSI në SHBA përmes parave të dyshimta nga një kompani në Qipro. Për këtë cështje ka një kallëzim nga SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.

Pavarësisht këtyre Edi Rama që përbetohet se nuk është njeri i pazareve, hyri në një pazar me ish-deputetin e Metës.

Ka dhe një detaj tjetër nga pazari i sotëm që tregon se si i poshtëron Edi Rama të vetët.

Flamur Mamaj, prefekti aktual i Vlorës dhe pjesë e strukturave të PS, e mori vesh nga mediat shkarkimin që i bëri Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama emëron një zv.ministre te Arsimit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. 1024px-Ministria_e_Arsimit_Sportit_dhe_Rinisë-665x650 ...

19:39

Trafikant droge, arrestohet i riu në Tiranë

Kapet dhe arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar nga policia e Korçës, në qytetin e Tiranës. Mësohet se 26-vjeçari me inicialet D.C (G), ishte shpallur në kërkim pa...

17:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI