Flash

Futbollisti i Romës shpërndau videon intime të një punonjëse: klubi e heq nga puna

Lapsi.al 14 March 2024
Futbollisti i Romës shpërndau videon intime të një

Një punonjëse e Romës u pushua nga puna nga klubi pasi një lojtar i të rinjve verdhekuq publikoi një video intime të saj. Sipas rikonstruksionit të bërë nga Il Fatto Quotidiano, gruaja në fjalë është hequr me arsyetimin e “papajtueshmërisë mjedisore”. Avokati i saj është gati të ngrejë akuza kundër futbollistit të ri dhe të kërkojë dëmshpërblim.

Faktet datojnë që në vjeshtën e kaluar. Futbollisti, minoren, rrëfeu me lot se i kishte kërkuar telefonin e punonjëses me justifikimin se duhej të telefononte menaxherin e tij. Duke kontrolluar videot, ai kishte gjetur materialin e inkriminuar. Videon ja kishte dërguar vetes dhe, më pas, e kishte përhapur në chat me shokët e skuadrës.

Sërish sipas rikonstruksionit të Il Fatto Quotidiano, Roma është vënë në dijeni të episodit dhe ka vendosur të godiste viktimën, duke i dërguar një letër shkarkimi me këtë përmbajtje: “Një video është sjellë në vëmendje të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe të drejtuesve të lartë, ku portretizoheni në mënyrë të pagabueshme, duke kryer akte seksuale. Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se kjo video është parë nga një pjesë e madhe e stafit dhe lojtarëve të klubit". E gjithë kjo ka çuar në “papajtueshmërinë e vazhdimit të marrëdhënies suaj të punës me mbarëvajtjen paqësore dhe të rregullt të veprimtarisë së Shoqërisë”.

Lexo më tej: Mourinho ndez polemikat: "Më flakën nga Roma për fajin e dikujt që kupton pak nga futbolli"

Sipas asaj që mësohet, gruas i është paguar dëmshpërblimi për mungesë paralajmërimi. Sidoqoftë, avokati i saj tani kundërshton mungesën e mbrojtjes nga sjelljet e paligjshme dhe është gati për një betejë ligjore ndaj Romës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI