Flash

Inter, Bastoni: "Zhgënjim i madh por do reagojmë: kemi një punë për të mbaruar"

Lapsi.al 14 March 2024
Inter, Bastoni: "Zhgënjim i madh por do reagojmë: kemi një
Një ditë pas eliminimit nga Champions League “zhgënjimi është i madh, por sot më shumë se kurrë është nder të jesh pjesë e kësaj skuadre”, shkruan Alessandro Bastoni në Instagram. Mbrojtësi i Inter lë pas Europën dhe inkurajon shokët e tij që menjëherë të fillojnë të mendojnë për kampionatin për të fituar titullin: "Do të jemi në gjendje të reagojmë si një familje. Kemi një punë për të përfunduar! Gjithmonë dhe vetëm forca Inter", shkroi Bastoni. Zikaltrit, të cilët janë të parët në Serie A me 16 pikë përpara Milan me dhjetë ndeshje të mbetura, janë të impenjuar në ndeshjen kundër Napolit në San Siro të dielën në mbrëmje. Lexo më tej: Video/ Atletico përmbys Inter dhe e eliminon me penallti: Sancho e Reus çojnë Dortmund në çerekfinale Sidoqoftë, Europa djeg. Inter me fitoren 1-0 në San siro dhe në avantazh të golit të Dimarco në Metropolitano, u përmbysën nga një Atletico Madrid e stuhishme. Antoine Griezmann dhe Memphis Depay shënuan dhe ndoshta ndeshja mund të kishte përfunduar edhe para penalltive, me shtyllën e goditur nga Colchoneros. E megjithatë, rastet për të shënuar zikaltrit i patën, duke marrë me vete nga Madrid zhgënjimin për të arritje që dukej krejtësisht e mundshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI