Flash

Scholz nuk ndryshon qëndrimin për raketat Taurus

Lapsi.al 14 March 2024
Scholz nuk ndryshon qëndrimin për raketat Taurus

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus në Ukrainë.

Scholz është përballur me kritika të ashpra nga opozita konservatore dhe të tjerët për shkak të refuzimit të tij që t’i japë këto raketa që Kievi vazhdimisht po i kërkon. Udhëheqësi gjerman sërish shprehu qëndrimin e tij për këtë çështje gjatë debatit të së mërkurës në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, në Bundestag, duke u thirrur në frikën se ofrimi i këtyre armëve të avancuara mund ta tërheqë Gjermaninë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Maturia nuk është diçka që mund të klasifikohet si dobësi, siç e bëjnë disa, por është diçka që qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë ta kenë”, tha socialdemokrati.

Ai sërish tha se furnizimi i forcave ukrainase me raketa Taurus do të kërkonte përfshirjen e ushtarëve gjermanë për të ndihmuar ata që të përdorin këto armë. Politikanët opozitarë dhe disa anëtarë të koalicionit trepartiakësh të Scholzit, kanë vënë në pikëpyetje këtë pretendim. Gjatë debatit, Scholz argumentoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat në teori mund të godasin caqe thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën. Megjithatë, për të mbajtur kontrollin ndaj këtyre raketave lidhur me mënyrën se si Ukraina do t’i përdorte raketat, Scholz argumentoi se ushtarët gjermanë të stacionuar qoftë në Ukrainë apo Gjermani, do të duhej të përfshiheshin në kontrollin e caqeve që do të godisnin këto raketa.

Gjermania është shteti i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI