Flash

U eliminuan të gjitha nga Champions, por me miliona të fituara: të ardhurat e Inter, Lazio, Milan e Napoli

Lapsi.al 14 March 2024
U eliminuan të gjitha nga Champions, por me miliona të fituara:

Asnjë ekip italian nuk është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League 2023/24. Inter, Lazio dhe Napoli u eliminuan në 1/8, ndërsa Milan doli jashtë që në grupe. Në këtë pikë mund të bëhet një vlerësim përfundimtar i të ardhurave, që katër skuadrat italiane kanë marrë nga kompeticioni më i lartë europian. Sidoqoftë, në këtë rast, kuqezinjtë mund ende të rrisin kuotën e tyre për sa i përket të ardhurave nga kupat evropiane, duke pasur parasysh "zbritjen" në Europa League, ku janë ende në garë.

Lexo më tej: Video/ "President sezon i dështuar?", gazetari provokon De Laurentiis, numri 1 i Napolit reagon

Në shifrat e përpunuara nga Calcio & Finanza, Napoli është përpara të gjithëve, falë renditjes më të lartë historike (që do të thotë, rezultatet europiane të viteve të fundit) dhe market pool më të mirë, sepse ishin kualifikuar si vend i parë në kampionatin 2022/23. Pas tyre vjen Inter që është mbrojtur falë ecurisë së mirë në grup, pa humbje, edhe pse padyshim shifra e vitit të kaluar është e pakrahasueshme kur, falë arritjes në finale, kishin arkëtuar mbi 100 milionë euro. I treti është Lacio, i cili përfitoi edhe nga market pool i dytë, duke pasur parasysh vendin e dytë në Serie A të fundit. I katërti vjen Milan, i eliminuar në grupe, por që mund të ngrihet falë Europa League (ku deri tani ka fituar më pak se 5 milionë e, në rast të çerekfinaleve, do të arrinte në 6.6 milionë).

RENDITJA E TË ARDHURAVE NGA CHAMPIONS

INTER       LAZIO      MILAN     NAPOLI

Bonusi i pjesëmarrjes            15,64          15,64         15,64         15,64

Renditja historike                  20,48          15,93         19,34        22,75

Market pool 1                           3,4              5,1              1,7             6,8

Market pool 2                          4,53            4,53           3,4            4,53

Ndeshja e parë e grupit         0,93            0,93           0,93          2,8

Ndeshja e dytë e grupit          2,8              2,8             0,93          0

Ndeshja e tretë e grupit         2,8               0                0                2,8

Ndeshja e katërt e grupit       2,8              2,8             2,8             0,93

Ndeshja e pestë e grupit        0,93            2,8             0                0

Ndeshja e gjashtë e grupit     0,93            0                2,8             2,8

Kuotat e barazimeve               0,74            0,74           0,49          0,74

Bonus 1/8 e finaleve                9,6              9,6             0                9,6

TOTALI                                      65,58          60,87        48,03       69,39

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI