Flash

Video/ "Cagón kilen!": Sanchez humbi penalltinë, Griezmann e ofendon, por telekamerat e pikasin

Lapsi.al 14 March 2024
Video/ "Cagón kilen!": Sanchez humbi penalltinë, Griezmann
Inter eliminohet nga Champions League 2023/24 me penallti, me Sanchez, Klaassen dhe Lautaro Martinez që gabuan nga pika e bardhë, në llotarinë e penalltive duke i hapur rrugën Atletico Madrid për t'u kualifikuar në çerekfinale. Kamerat spanjolle “pikasën” Antoine Griezmann duke festuar me fyerje ndaj Sanchez menjëherë pas goditjes së 11 metërshit të pritur nga Oblak: “Es un cagón, el chileno es un cagón!”. Me pak fjalë, ai e akuzoi sulmuesin zikaltër si një frikacak. Përtej befasisë edhe dëmi, një shprehje që e përligj plotësisht këtë situatë. Sanchez u paraqit te pika e bardhë, në 11 metërshin e dytë zikaltër, por goditi shumë keq. Oblak e bllokoi goditjen e kilenit që nuk ishte as e fortë dhe as në cep. E pikërisht në ekzaltimin për këtë avantazh, që më pas u zhbë menjëherë sepse edhe Niguez gaboi, Griezmann, autori i golit të parë të Atletico Madrid, shpërtheu në fyerje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI