Flash

Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit kërkon burg për dy autorët e dyshuar

Lapsi.al 14 March 2024
Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit kërkon burg për dy

Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për dy të rinjtë, Florian dhe Klajdi Muka të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit. Ky i fundit gjeti vdekjen pasi u fut për t'i ndarë pas sherrit së dy të rinjve dhe shokun e tij, Olsi Serjani .

Ndërkohë Prokuroria e Fierit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për dy të rinjtë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta".

NJOFTIMI:

Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasit F.M dhe K.M për ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta’.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2024, në qendër të qytetit të Fierit, përballë Bar restorant “Piazza”, ku rreth orës 11.30, shtetasit F.M dhe K.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me një mjet të mprehtë (thikë) shtetasin G.B, ku si pasojë e plagëve humbi jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 11.03.2024 çështjen penale nr. 382, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 78/1- 25 dhe 279/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve F.M dhe K.M.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI