Flash

"Ale, ale, ale Vinicius shimpanze": ylli brazilian fyhet në kor edhe kur nuk luan fare Real Madrid

Lapsi.al 15 March 2024
"Ale, ale, ale Vinicius shimpanze": ylli brazilian fyhet në kor
Real Madrid njoftoi në një deklaratë zyrtare depozitimin e një denoncimi në Prokurori, pas fyerjeve ndaj Vinicius në stadiumin Olimpik Montjuic dhe Civitas Metropolitano. Sipas Los Blancos, në fakt, krimet e mundshme të urrejtjes dhe diskriminimit shfaqen kundër lojtarit të tyre, i cili është gjithnjë e më shumë në qendër të këtyre ngjarjeve të trishtueshme. Një video në rrjetet sociale tregon një grup të vogël ultras të Atletico Madrid duke kërcyer dhe duke brohoritur "Vinicius shimpanze". "Shpresoj se keni menduar tashmë se si t'i ndëshkoni ata @ChampionsLeague @Uefa. Është një realitet i trishtë që ndodh edhe në ndeshjet në të cilat nuk jam i përfshirë", komentoi ylli brazilian. Thirrjet raciste kundër lojtarit u raportuan edhe gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit.

KOMUNIKATA E REAL MADRID

“Real Madrid CF ka paraqitur një denoncim pranë Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, për fyerjet raciste dhe urrejtjeje të drejtuara ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior në afërsi të stadiumit Olimpik të Montjuic dhe stadiumit Metropolitan të Madridit përpara Barcelona-Napoli dhe Atletico Madrid-Inter, në Champions League. Real Madrid i kërkon Prokurorisë që të kërkojë nga forcat e sigurisë të dhënat ekzistuese në të dyja vendet për të identifikuar autorët e fyerjeve raciste dhe urrejtjes në fjalë. Lexo më tej: Imitoi një majmun, për të fyer Vinicius: Sevilla 'flak' fajtorin jashtë stadiumit Real Madrid dënon këto sulme të dhunshme të racizmit, diskriminimit dhe urrejtjes që kanë ndodhur, fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, kundër lojtarit tonë Vinicius Junior. Klubi ynë do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur vlerat e futbollit dhe sportit dhe do të qëndrojë i palëkundur në luftën e tij për zero tolerancë përballë incidenteve të neveritshme, si ato që vazhdojnë të ndodhin kohët e fundit”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI