Flash

"U kërcënua prokurori", Dumani tërhiqet nga deklarata në takimin pa kamera

Lapsi.al 15 March 2024
"U kërcënua prokurori", Dumani tërhiqet nga deklarata

Këtë të premte u publikua në media një deklaratë që kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri në lidhje me kërcënimin e familjes së një prokurori.

Deklarata u tha se u bë gjatë një takimi me dyer të mbyllura, në kuadër të një nisme dialogu mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Por duket se Altin Dumani është penduar për fjalët që ka thënë dhe është korrigjuar në një reagim për Euronews Albania, Dumani sqaron deklaratën e bërë, ku tha se nuk përmendi një kërcënim konkret që i është bërë ndonjë prokurori të SPAK.

Ai sqaron për Euronews Albania se deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.

“Nuk kam thënë në takimin që jam thirrur ditën e sotme, që është kërcënuar familja e ndonjë prokurori. Më është bërë një pyetje, nëse ndihen të kërcënuar prokurorët nga politika apo krimi i organizuar dhe kam thënë që nuk jam i shqetësuar nga politika, por nga krimi i organizuar dhe prokurorët janë të përgatitur për çdo gjë”, tha Dumani.

Deklarata e Dumanit e publikuar më herët:

Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI