Flash

Inter nuk e kishte "studiuar" Oblak: video që tregon mungesën e përgatitjes së zikaltërve

Lapsi.al 15 March 2024
Inter nuk e kishte "studiuar" Oblak: video që tregon
Inter humbi me penallti në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 të Champions kundër Atletico Madrid. Zikaltrit i thanë kështu lamtumirë kompeticionit më të rëndësishëm evropian, në të cilin ishin finalistë vitin e kaluar. Fatalë për skuadrën e teknikut Inzaghi gabimet e Sanchez, Klaassen dhe Lautaro Martinez nga pika e bardhë. Portieri i Colchoneros, Oblak, neutralizoi goditjen e kilianit dhe holandezit. Pastaj në penalltinë e argjentinasit i mbeti vetëm të vëzhgonte parabolën e topit të degdisur te yjet. Mungesë përqendrimi, lodhje apo fati i keq? Ndoshta asnjëra prej tyre, sepse nga dje në rrjetet sociale po qarkullojnë video të ndryshme, të hedhura nga disa tifozë spanjollë dhe që kanë të bëjnë me portierin slloven Oblak. Video që, në fakt, tregojnë se skuadra e teknikut Inzaghi nuk ishte aspak e përgatitur për t'u përballur me të te penalltitë. Do të kishte mjaftuar (ndoshta) vetëm të studioheshin zakonet e tij...

INTER I PAPËRGATITUR TE PENALLTITË

“Po Inter, nuk ka parë kurrë një ndeshje të Oblak”; "Nuk e kishin parë finalen e Champions League?"; “A nuk e dinë se te penalltitë ai bën gjithmonë të njëjtën gjë?”. Këto janë vetëm disa nga komentet që qarkullojnë në rrjetet sociale që prej mbrëmjes së djeshme në lidhje me llotarinë e penalltive në Wanda Metropolitano dhe që rezultoi me eliminimin e Inter nga Champions League. Në fakt, sipas shumë videove të publikuara, kur bëhet fjalë për pritjen e penalltive, portieri i Colchoneros ka një tendencë të theksuar për të bërë praktikisht gjithmonë të njëjtën gjë: të hidhet në të djathtë. Në fakt, pa marrë parasysh penalltinë e goditur jashtë stadiumit nga Lautaro, dy pritjet e portierit slloven erdhën të dyja pas një hedhje drejt shtyllës së djathtë. Këtë tendencë duket se e njohin thuajse të gjithë në Spanjë, deri në atë pikë që shpesh herë portieri është vënë në shënjestër për këtë. Do të kishte mjaftuar (ndoshta) rishikimi i serisë së penalltive në finalen e Champions mes Atletico dhe Real Madrid, me lojtarët merengues që të gjithë shënuan duke goditur në "anën e dobët" të Oblak, i cili vetëm një herë bëri hedhjen nga e majta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI