Flash

Italianët 'mallkojnë' shortin e Europa League: Milan gjen Romën, Gjimshiti përballë Liverpool

Lapsi.al 15 March 2024
Italianët 'mallkojnë' shortin e Europa League: Milan gjen
Shorti i hidhur për tre skuadrat italianët që ende garojnë në çerekfinalet e Europa League. Goglat në Nyon i dhanë jetë euroderbit italian Milan-Roma. Ka shkuar edhe më keq për Atalantën e Berat Gjimshitit. Bergamaskët kanë gjetur përballë favoritin e madh për trofeun final, Liverpool. Kushdo që kalon mes kuqezinjve dhe verdhekuqve do të përballet me fituesin e Bayer Leverskusen-West Ham. Një tjetër sfidë spektakolare, me anglezët që do të vizitojnë të parët shtëpinë e skuadrës së pamposhtur këtë sezon, të drejtuar nga Xabi Alonso. Në anën tjetër, nëse Hyjnesha kalon Reds, në gjysmëfinale do të gjejë fituesin e Benfica-Marseille. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 prill, me kthimin të programuar më 18 prill. Lexo më tej: Champions, titanët përballë në çerekfinale: Real-City, shorti përcakton rrugën deri në Wembley

SHORTI I EUROPA LEAGUE

Q1 - Milan-Roma Q2 - Liverpool-Atalanta Q3 - Bayer Leverkusen-West Ham Q4 - Benfica-Marseille

ÇIFTET PËR NË GJYSMËFINALE

S1: Fituesja Q2- Fituesja Q4 S2: Fituesja Q1- Fituesja Q3 DATAT Çerekfinale: 11 prill - 18 prill Gjysmëfinalet: 2 maj - 9 maj Finale: 22 maj

RRGULLORJA E SHORTIT TË EUROPA LEAGUE

Dy skuadra italiane u vendosën përballë nga goglat në Nyon, sepse rregullorja nuk e ndalon më. Nuk kishte kufizime në çerekfinalet e Europa League. Do të thotë se ishin të mundshme ndeshjet ndërmjet ekipeve nga i njëjti komb ose skuadra që ishin përplasur tashmë në fazën e grupeve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI