Flash

Kapen mbi 102 kg mårijuanë në Igumenicë, arrestohet shqiptari dhe dy policët grek

Lapsi.al 15 March 2024
Kapen mbi 102 kg mårijuanë në Igumenicë, arrestohet

Një sasi mbi 102 kg marijuanë është sekuestruar në orët e para pas mesnatës në qytetin e Igumenicës në Greqi. Rreth orës 02:25 me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet, që nga verifikimi rezultoi automjet i sektorit të anti-drogës së Igumenicës.

Automjeti nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 automjete të parkuara. Efektivët që ishin në operacion kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar shoferin dhe pasagjerin. Drejtuesi i mjetit u identifikua si Konstantinos Nakos, 41 vjec, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës, ndërsa pasagjeri si Arben Murto, 41 vjec nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.

Nga hetimet rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar. Gjatë kontrollit në mjet u gjet gjithashtu pistoleta e oficerit Oikonomou. Veç dy të arrestuarve të parë, me urdhër të Prokurorit, u arrestua edhe oficeri 50-vjecar. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 640 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.9 lekë dhe ...

08:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI