Flash

Këmba mbështetëse i ngriti barin dhe topin: një video tregon përse gaboi penalltinë Lautaro Martinez

Lapsi.al 15 March 2024
Këmba mbështetëse i ngriti barin dhe topin: një video tregon
Goditjet e fundit të penalltisë janë të njohura për një përzierje tensioni, lodhje dhe përgjegjësie, që i bën lojtarët të gabojnë nga pika e bardhë. Ashtu si ndodhi në 11 metërshin e fundit të Lautaro Martinez, që i hapi rrugën kualifikimit të Atletico Madrid në çerekfinale të Champions League. Lautaro Martinez, që nuk është një snajper nga pika e bardhë, barti mbi vete peshën e eliminimit të Inter, edhe pse para tij kishte gabuar edhe Alexis Sanchez e Klaassen. Në rastin e kapitenit të Inter, megjithatë, ka një detaj që, të paktën në një pjesë minimale, kontribuoi në gabimin e bërë, duke e fluturuar topin te tifozët. Lexo më tej: Video/ "Cagón kilen!": Sanchez humbi penalltinë, Griezmann e ofendon, por telekamerat e pikasin Një video tregon se si këmba e majtë, në fazën e mbështetëse mbi bar, bëri që terreni të lëvizte dhe topi të ngrihej disa milimetra para se të shkelmohej nga argjentinasi. E në fakt Lautaro, menjëherë pas gabimit, ktheu kokën duke parë barin si për të thënë “çfarë ndodhi?”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI