Flash

Propozim martese... brenda stadiumit: Cavallo, futbollisti i parë që bëri coming out, u deklarua kështu!

Lapsi.al 15 March 2024
Propozim martese... brenda stadiumit: Cavallo, futbollisti i parë që
Të kurorëzosh dashurinë brenda një stadiumi futbolli. Kjo është ëndrra që arriti ta realizojë Josh Cavallo, futbollisti i parë në aktivitet që bëri coming out. Mesfushori i Adelaide United, klubi i kategorisë elitare australiane, i bëri një propozim martese partnerit të tij... në stadiumin Coopers, impianti ku skuadra e tij luan ndeshjet në shtëpi.

JOSH CAVALLO, I PARI NË AKTIVITET QË DOLI HAPUR

Cavallo është një nga figurat kryesore të botës homoseksuale në futboll. Me një postim të tij në Tëitter, që më vonë u bë i famshëm, ai bëri të ditur orientimin e tij seksual. Diçka që nuk ishte e thjeshtë në këtë sport, sidomos deri para disa vitesh, dhe që u kthye në një shtysë të fortë për lojtarë të tjerë (për shembull për Jankto, aktualisht te Cagliari). E tani, sërish përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë një tjetër moment të veçantë të jetës së tij: propozimin për martesë për partnerin e tij Leighton Morrell.

PROPOZIMI PËR MARTESË BRENDA STADIUMIT

Në postimin e publikuar në Instagram, në të cilin çifti duket i emocionuar brenda stadiumit krejtësisht bosh, Cavallo ka falënderuar edhe klubin e tij, Adelaide United: "Faleminderit që më ndihmove të organizoj këtë surprizë. Mbështetja juaj e pafundme do të thotë shumë për mua. Keni arritur të krijoni një ambjent ku të ndihem i sigurt, diçka që nuk e kisha menduar kurrë se mund të ndodhte në futboll. Ju më inkurajuat çdo ditë të jem vetvetja. Më dukej e drejtë të ndaja këtë moment të veçantë në fushë, ku filloi gjithçka".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI