Flash

Psg-Barcelona nis në rrjetet sociale: Piquè "poshtëron" Ligue 1

Lapsi.al 15 March 2024
Psg-Barcelona nis në rrjetet sociale: Piquè
Shorti i hedhur në Nyon dhuroi një ndeshje magjepsëse, pikërisht ajo mes francezëe të PSG dhe spanjollëve të Barcelonës. Një sfidë që premton spektakël dhe që tashmë ka nisur në rrjetet sociale. Dy skuadrat tashmë janë përballur me njëra-tjetrën në të kaluarën me dy ndeshjet e pabesueshme që panë Barcelonën të rikuperonte deficitin prej 4 golash të pësuar në Paris, në ndeshjen e kthimit. Në atë Barcelonë, Piquè, tani i tërhequr nga aktiviteti, luante në mbrojtje. E vetë spanjolli, shpikës i Kings League, ka dashur të "poshtëronte" Ligue 1, që kishte postuar një imazh të një ndeshjeje të mëparshme PSG-Barcelona me të si protagonist.

PËRPLASJE NË RRJETET SOCIALE

Për të nisur betejën sociale mes PSG-së dhe Barcelonës ka menduar Ligue 1, kampionati më elitar francez. Pak orë pas shortit në Nyon, në llogarinë e Ligue1 u publikuan një seri fotosh që shfaqin ndeshje të vjetra mes dy klubeve. Nga festa e Mbappe te një foto ku shihet Piquè duke tërhequr fanellën e Mbappe dhe mbishkrimi: "Këtu nisi Kings League". Një referim i qartë se koha e Piquè kishte mbaruar në përballjen me yllin e PSG-së.

PËRGJIGJA E PIQUE

Postimi arriti deri tek Piquè, i cili e ndjeu thumbimin. Kështu, pa pritur t'i luten shumë, spanjolli ka dashur të “poshtërojë” të gjithë kampionatin franceze me një foto të thjeshtë: ai me shkrimin 4 Champions League dhe simbolin e Ligue1 me shkrimin 1 Champions League. E qartë, por e drejtpërdrejtë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI