Flash

Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, në pranga 3 persona

Lapsi.al 15 March 2024
Sekuestrohen 10 kg kanabis në Tiranë, në pranga 3 persona

3 persona janë arrestuar sot në Tiranë. Mësohet se atyre i është gjetur në banesë dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg. Të arrestuarit janë Llesh Goci, Lirim Sopoti dhe Xhuliano Marando.

Në këtë mënyrë, pas një pune të mirëfilltë hetimore bluutë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre shtetas. Finalizohet operacioni policor i koduar "Four", nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Four". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.

Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën "Rexhep Tarja", dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI