Flash

Erzeni e Laçi "mbysin" njëri-tjetrin: Cungu asnjë fitore e tani mund të kalohet nga Teuta

Lapsi.al 16 March 2024
Erzeni e Laçi "mbysin" njëri-tjetrin: Cungu asnjë

Askush nuk fiton, e kur dy grinden zakonisht një i tretë fiton. Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt të kampionatit dhe mund të përfitojë Teuta për të parakaluar edhe kurbinasit, duke i lënë bardhezinjve zonën playout. Asnjë fitore për Armando Cungun që kur është ulur në pankinë dhe tani mbijetesa është kthyer në shpëtimin e sezonit.

Deliallisi e kishte të qartë se për të kapërcyer situatën duhej një fitore, kundër skuadrës që përfaqësonte zonën e shpëtimit në renditje. Erzeni vuajti të organizohej, duke gjetur kundërshtinë e Laçit, që e ktheu në një ndeshje të luftuar sidomos në kontrastet për topin e parë. Melo humbi mundësinë për të goditur në minutën e 6', gaboi shënjestrën në të 8', ndërsa Bajramaj pa t'i evitohej goli nga ndërhyrja e Sadikut në të 13'. Laçi shtyu përpara dhe krijoi raste me Soboëale, Manellarin e Myrtan, pa mundur dot portierin Hasanbelli.

Lexo më tej: Partizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

Në pjesën e dytë, me kujdesin për të mos u ndëshkuar, Erzeni e Laçi kërkonin sulme sporadike me Migone që siluroi portën kurbinase duke gjetur gati Dajsinanin e me Ujkën që nuk bëri dot protagonistin përballë portierit shijakas. Gjithcka u mbyll me një 0-0 që kënaq mbi të gjitha Teutën. Faza e katërt nis me një pikë që nuk shërben shumë për aktorët e fushës. Erzeni mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë, një pas Teutës. Laçi mbetet i shtati me 31 pikë, në rrezik serioz me durrsajët që kanë tre pikë më pak, por edhe dy ndeshje më pak të luajtura.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI