Flash

Aksion në Vlorë/ Policia dhe FNSH kontrollojnë automjetet e shtrenjta e me xhama të zinj

Lapsi.al 16 March 2024
Aksion në Vlorë/ Policia dhe FNSH kontrollojnë automjetet e

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë kryer kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune. Në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj, të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës.

Automjetet po kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta. Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit  Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.

Të këshilluara

Merr flakë makina në mes të Tiranës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta pas mesditës më parë në qendër të kryeqytetit. Një automjet është djegur plotësisht në zonën e kryqëzimit te “Ushta...

15:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI