Flash

Tentoi të vriste nën e bir në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari

Lapsi.al 16 March 2024
Tentoi të vriste nën e bir në Vaun e Dejës, arrestohet

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar 38 vjeçarin Mersin Mlloja pasi tentoi të vriste nënë e bir gjatë ditës së djeshme.

38 vjeçari teksa qarkullonte me makinë në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Mal të Zi

Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmol...

13:04

Po na mbysin importet

Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet...

10:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI