Flash

Hakmarrje greke? Pas 30 marsit nuk lejohet hyrja e shqiptarëve pa leje qëndrimi

Lapsi.al 17 March 2024
Hakmarrje greke? Pas 30 marsit nuk lejohet hyrja e shqiptarëve pa leje

Faqja “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ka publikuar një vendim të autoriteteve helene që sipas saj do të ndalojë emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimi.

Sipas të njëjtave burime, ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024. Madje para kësaj date, duhet të kthehen në Greqi të emigrantët që ndodhen edhe në vende të BE-së sepse ndryshe nuk do t'ju lejohet hyrja.

Në njoftim thuhet se rregullorja e re është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Kuptohet që ky vendim nuk prek ata që udhëtojnë për turizëm dhe ka në fokus vetëm ata që qëndrojnë më shumë se 30 ditë në shtetin fqinj.

“Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre ????̈? ?? ???? ??̈??????. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, ??? ???? ??̈ ????̈???? ?? ????? ?????? ????, pas datës 30 mars 2024.

Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.

Kështu thotë qarkorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes” – thuhet në njoftim.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar ndjeshëm pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështjeje dhe shpesh ky tension mes politikës sjell pasoja tek qytetarët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

Hapja pothuajse e sigurt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian shkaktoi një valë entuziazmi në Bosnje, megjithatë, për 30 vjet BE-ja po fryn një e...

13:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI