Flash

Video/ Colturi bën historinë e skive shqiptare: e 17 në pjesëmarrjen e parë në finalet e Kupës së Botës

Lapsi.al 17 March 2024
Video/ Colturi bën historinë e skive shqiptare: e 17 në
Skiatorja Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë e ka mbyllur sezonin e saj në cirkuitin më elitar të Kupës së Botës me vendin e 11-të në garën e Giant Slalom, pikërisht në finalen përmbyllëse në Saalbach. Me rezultatin e arritur në Austri, skiatorja kuqezi, më e reja e cirkuitit vetëm 17 vjeç, kompleton një arritje të vërtetë për Shqipërinë, duke u renditur e 17 në renditjen e përgjithshme, në pjesëmarrjen e parë historike në finalet Kupës së Botës për ski. Lara Colturi në fakt e kishte siguruar përfaqësimin për herë të parë në finalet e Kupës së Botës, që u mbajtën në Saalbach të Austrisë këtë fundjavë, me garën në GS në ARE, ku u rendit mes 25 më të mirave në klasifikimin sezonal në këtë disiplinë. Një rezultat ky që e kualifikonte Coluti për në finalet e turneut. Lexo më tej: Video/ E nënta në botë në Flachau, Lara Colturi bën historinë e skive shqiptare: shikoni zbritjen rekord
Përpara performancës së skiatores italiane me pasaportë shqiptare në Austri, Lara ndodhej në vendin e 23 në renditjen e përgjithshme, ndërsa tani e ka përmirësuar edhe më tej pozicionin e saj me një vend të 17 që lë pas vende të traditës së këtij sporti si Sllovenia. [video width="160" height="92" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Video-2024-03-17-at-23.08.36-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI