Flash

6 të arrestuar në Itali për trafik droge, mes tyre një 20-vjeçar shqiptaro-maroken

Lapsi.al 18 March 2024
6 të arrestuar në Itali për trafik droge, mes tyre një

Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar dhe më pas janë marrë në pyetje nga policia italiane. Dyshohet se këta përsona janë marrë me trafik droge kryesisht kokaine, i cili mendohet se menaxhohet nga degë shqiptare të klanit mafioz të Shkodrës por me rrënjë në Livigno.

Personat në fjalë Gentian Dabati, Indrit Idrizi dhe Matteo Rodigari refuzuan të ishin pjesë e këtij klani mafioz. Në mesin e 12 të dyshuarve ku 6 prej tyre janë arrestuar, është edhe një sipërmarrës 20-vjeçar nga Torino i cili nuk ka precedent të mëparshëm penal. Bëhet me dije nga mediat e huaja se babai i 20-vjeçarit është nga Maroku ndërsa nëna e tij nga Shkodra.

Gjithashtu mësohet se i riu ka në pronësi dy kompani ndërtimi në Brandizzo dhe gjithashtu policia italiane dyshon se 20-vjeçari ka ndërtuar një rrjet të kokainës falë njohjeve të nënës së tij. I riu, i cili sipas hetuesve kishte rënë në kontakt me organizatën u kishte shitur një kilogram kokainë 2 bashkatdhetarëve që ishin larguar nga Torino dhe droga ishte destinuar për klientët e pistës së njohur të skive të Livigno.

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit. Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga nj...

19:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI