Flash

Juan Jesus, ndali lojën e akzuoi interistin Acerbi: "Më tha zezak"

Lapsi.al 18 March 2024
Juan Jesus, ndali lojën e akzuoi interistin Acerbi: "Më tha

Një rast i shëmtuar fyerjesh raciste ka ndodhur edhe gjatë ndeshjes në San Siro Inter-Napoli. Rreth një çerek ore para fillimit të pjesës së dytë, një debat në fushë mes Juan Jesus dhe Francesco Acerbi degjeneroi në fyerje. Kamerat e stadiumit u fokusuan te mbrojtësi brazilian që protestoi menjëherë te arbitri La Penna: "Ai më tha 'ti je një zezak' dhe kjo nuk është në rregull për mua (duke treguar Acerbin, red.). Kjo nuk është në rregull". Më pas mbrojtësi i zikaltërve kërkoi falje dhe çështja përfundoi aty siç e konfirmoi vetë Juan Jesus në fund të ndeshjes.

“Çfarë ndodhi me zikaltrin Acerbi? Ajo që ndodh në fushë qëndron në fushë, ai shkoi pak larg me fjalët e tij por është djalë i mirë. Më kërkoi falje dhe gjithçka është në rregull. U përqafuam, brenda në fushë pranohet gjithçka, kërkoi falje dhe shpresoj të mos ndodhë më, është një djalë inteligjent”, ishin fjalët e Juan Jesus për transmetuesin Dazn në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Acerbi i tregon gishtin e mesit tifozëve të Romës pas golit: arbitri nuk e pa, por gati prova TV

Në përplasjen verbale ndërhyri edhe Dimarco: "Ata janë të rritur. E tha edhe Juan Jesus, i sqaruan gjërat në fushë dhe prandaj nuk ka asnjë problem".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI