Flash

Makina u përfshi nga flakët pasi u aksidentua, zbardhet identiteti i 23-vjeçarit që humbi jetën në Itali

Lapsi.al 18 March 2024
Makina u përfshi nga flakët pasi u aksidentua, zbardhet identiteti i

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku një mjeti tip "BMW" mori flakë pas përplasjes duke i marrë jetën dy të rinjve shqiptarë. Mësohet se një nga viktimat është 23-vjeçari Marin Kola me origjinë nga fshati Troshan në Lezhë.

Kola kishte shkuar gjatë ditëve të fundit në Itali, pasi pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Shqipëri. Makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën. Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjT shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 103.2 lekë dhe do të shitet me 103.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.6 lekë dhe ...

08:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI