Flash

SPAK nis hetimet për një tjetër njeri të afërt të Belinda Ballukut

Lapsi.al 18 March 2024
SPAK nis hetimet për një tjetër njeri të afërt të

SPAK nisi sot hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, i cili po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Mësohet se Ceno Klosi është kushëri i Belinda Ballukut. Hetimi ndaj Klosit vjen disa ditë pasi ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i Ballukut, u arrestua nga SPAK.

Lexo më tej: Pranga Evis Berberit/ Në burg krahu i djathtë i Belinda Ballukut 

Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për ‘News 24’ se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kur subjektet e hetimit janë zyrtarë të lartë apo ish-zyrtarë, SPAK zhvillon edhe hetim pasuror.

Hetimi pasuror shtrihet jo vetëm në subjektet nën hetim, por edhe personat e bashkëlidhur me të.

Çdo rritje e pasurisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, pas marrjes së detyrës, është objekt i këtij hetimi.

Hetimi shtrihet në transaksione apo pasuri të paluajtshëm prej tij ose personave të bashkëlidhur me të.

Që nga korriku 2023 Klosi dhe vartësit e tij janë vëzhguar dhe përgjuar nga Prokuroria e Posaçme.

Vartësve të tij i janë sekuestruar edhe aparatet celularë.

Lexo më tej: Rivaliteti/ Beteja Veliaj-Belinda Balluku, për të kapur ekranet 

Të këshilluara

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon. Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve i cili i kishte sjel...

13:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI