Flash

Sylvinho, i pari në fushë, 24 lojtarë stërviten nën urdhrat e teknikut: Laçi e Aliji mbërrijnë në mbrëmje vonë

Lapsi.al 18 March 2024
Sylvinho, i pari në fushë, 24 lojtarë stërviten nën

"Do të jem i pari në fushë" tha në konferencën për shtyp të së shtunës Sylvinho. E thënë e bërë. Braziliani nuk humbi kohë dhe me 24 lojtarët në dispozicion zhvilloi seancën e parë stërvitore në vigjilje të dy miqësoreve kundër Kilit e Suedisë. Vetëm dy lojtarë nuk kanë mbërritur ende, për tu vënë në dispozicion të teknikut: Qazim Laçi dhe Naser Aliji, që do të bashkohen me ekipin vonë në mbrëmje.

Në ambjentet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, kuqezinjtë e nisën punën në palestër, duke patur parasysh edhe impenjimet e tyre të fundjavës me klubet. Pas kësaj, lojtarët dolën në fushë për të zhvilluar edhe stërvitjen e parë zyrtare. Sipas asaj që bën të ditur Departamenti i Komunikimit në FSHF, nën drejtimin e teknikut Sylvinho, nga 24 lojtarët, vetëm një pjesë e tyre morën ngarkesë të plotë fizike. Të gjitha ata që kanë luajtur dje në kampionatet respektive u stërvitën veçmas. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët, me teknikun Sylvinho që në një moment madje është ulur në tribunë për ta ndjekur nga lart punën e lojtarëve.

Lexo më tej: Video/ Muçi vjen nga Besiktas, tani kërkon vendin e titullarit: "Unë jam gati për një rol më të madh"

ITINERARI KUQEZI

Nesër, kur skuadrës t'i bashkohet edhe Qazim Laçi dhe Naser Aliji, tekniku do ta ketë grupin të plotë. Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes, për t’u nisur më pas drejt Italisë. Po të enjten pasdite është në program edhe seanca e fundit stërvitore në vigjilje të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin ‘Ennio Tardini’, në Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45. Tre ditë më pas, të besuarit e brazilinit Sylvinho do të luajnë kundër Suedisë (25 mars, stadiumi ‘Friends Arena’, ora 19:00) në Stokholm.

https://www.youtube.com/watch?v=UjUmodjtoIE

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI