Flash

Thuram e miqësia me ish-gruan e Matthäus: e fton në San Siro, Kristina Liliana e falenderon

Lapsi.al 18 March 2024
Thuram e miqësia me ish-gruan e Matthäus: e fton në San Siro,
"Interi është gjithmonë një emocion! Faleminderit Thuram për ftesën në San Siro". Mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga Kristina Liliana bëri publike miqësinë mes sulmuesit francez dhe modeles ukrainase. Ajo u shfaq në stadiumin Meazza me fanellën zikaltër të Lothar Matthäus, ish-mbrojtësi gjerman, i cili luajti në Milano mes viteve 1988 dhe 1992. KUSH ËSHTË MODELJA Arsyeja e fanellës së Lothar zbulohet shpejt. Modelja është në fakt ish-bashkëshortja e tij e katërt. Liliana quhet Kristina Nova dhe emri i saj i vërtetë është Kristina Liliana Tchoudinova. Modelja u takua me Lothar Matthäus pasi mbaroi studimet dhe u martua me të në moshën 21-vjeçare. Dy vjet më vonë të dy u ndanë. Që nga ai moment ajo mban mbiemrin e tij edhe pse nuk ka më shumë lidhje me futbollin. Karriera e saj sillet rreth modës. Por asaj i pëlqen atmosfera rreth Inter dhe nuk e fsheh. Tifozëve që e pyetën përse Inter, ajo përsëriti se mbështet skuadrën e lidhur me mbiemrin e saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI