Flash

Video/ Muçi vjen nga Besiktas, tani kërkon vendin e titullarit: "Unë jam gati për një rol më të madh"

Lapsi.al 18 March 2024
Video/ Muçi vjen nga Besiktas, tani kërkon vendin e titullarit:

"Më kanë pritur shumë mirë, jam përshtatur shumë shpejt. Shpresoj që të rikthehemi te rruga e fitoreve me Besiktas, pasi nuk kemi pasur disa rezultate të mira. Besoj se me ndihmën e tifozëve do ia dalim". Ernest Muçi është rritur në nivel me kalimin nga Legia Varshavë te Besiktas. Pas golit të dytë në kampionatin turk, që kur u bashkua në fund të janarit, talenti kuqezi kërkon tani hapësirën e tij, pa u kënaqur me rolin e alternativës: "Atë e vendos trajneri, por unë jam gati. Duhet të punoj akoma më fort, por me veten time ndihem mirë fizikisht. Shpresoj të bëjmë mirë në këto dy miqësore, duke treguar edhe për vete se mund të bëj një rol më të madh në Kombëtare".

Janë dy ndeshje për tu luajtur, miqësore por jo dhe aq, duke qenë se prej tyre mund të dalë lista përfundimtare e teknikut Sylvinho për Europianin në Gjermani. Muçi kërkon të jetë, edhe pse si një djalosh i pjekur tashmë e anashkalon çështjen e listës, me përqendrimin maksimal te ndeshjet kundër Kilit e Suedisë: "Atmosfera këtu është shumë e mirë, e tillë ka qenë gjatë gjithë kualifikueseve. Një atmosferë fantastike, me grupin jemi shumë të ndërthurur së bashku. Europianin nuk e kam menduar fare, për momentin dua të bëj mirë me klubin tim dhe në këto dy miqësore që kemi para. Janë dy ekipe të mëdha dhe ne duhet të tregojmë veten jo vetëm për këto dy sfida, por që e meritojmë të shkojmë në Evropian".

Lexo më tej: Kuqezi pas një viti e gjysëm lënie jashtë, Manaj: "Brenda mendjes time besoj që jam gati për të shkuar atje"

"NUK E MENDOJ LISTËN"

E pranuar ose jo, e menduar ose jo, pas këtyre dy ndeshjeve shumë pak dilema do t'i kenë mbetur teknikut Sylvinho për miqësoret e fundit para Euro 2024. "Nuk e di sa ndikim do të ketë, por për ekipin tonë është e rëndësishme për të qenë gati në cdo sfidë të Europianit. Janë dy ndeshje që do të luhen jashtë, besoj se tifozët do të vijnë edhe në Itali e Suedi. I mirëpresim dhe jemi gati për të dhënë më të mirën për ta dhe për vete. Ne jemi gati".

https://www.youtube.com/watch?v=8Fc1vceja0U

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI