TOTTI DYSHON TE DYBALA
I intervistuar nga Il Messaggero, Francesco Totti u pyet në lidhje me Romën e mikut të tij De Rossi. Ish-kapiteni i verdhekuqve u ekspozua kështu ndaj lojtarit më përfaqësues dhe vendimtar të Romës këtë sezon: Paulo Dybala. Për argjentinasin, Totti tha: "Ne po flasim për një lojtar të mirë, por kjo varet nga ajo që klubi dëshiron të bëjë dhe çfarë objektivash ka. Nëse një lojtar të luan 15 ndeshje në vit, unë që jam drejtues do mendohesha. Nëse kam një objektiv të rëndësishëm për të arritur dhe kam një nga lojtarët më të rëndësishëm që më luan një të tretën e ndeshjeve, një reflektim duhet ta bëj".L'MVP di Febbraio ha un sinistro che è una Joya ?
— EA SPORTS FC ITA (@easportsfcit) March 17, 2024
Congratulazioni, Paulo Dybala.@EASPORTSFC #FC24 pic.twitter.com/RgB2w61RtU