Flash

Guerrero, lë futbollin për... OnlyFans: "Tani fitoj më shumë se 10'000 euro në muaj"

Lapsi.al 19 March 2024
Guerrero, lë futbollin për... OnlyFans: "Tani fitoj më

Nga mbrojtja e portës me doreza në duar tek zbarkimi (dhe fitimi) në Onlyfans. Një jetë krejtësisht e kthyer përmbys. Bëhet fjalë për Miguel Angel Guerrero, një ish-portier i cili vendosi të linte futbollin për të nisur një aventurë të re, krejtësisht ndryshe nga ajo e mëparshme në fushën e lojës. E kjo zgjedhje e bëri të fitojë “asnjëherë më pak se 10 mijë euro në muaj”, madje edhe “500 euro vetëm për një kafe”.

ISH-PORTIERI FUTET NË ONLYFANS

Guerrero, 30 vjeçar, është një ish-portier spanjoll. Pasi u rrit në ekipet e të rinjve të Cordoba dhe Sevilla, ai u huazua në disa ekipe në ligat e ulëta. I fundit ishte Vélez, një klub i kategorisë së katërt, me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2025. Por, siç raporton goal.com, muajt e fundit Guerrero ka vendosur ta mbyllë me sportin, të heqë dorezat nga duart dhe të ndryshojë jetën.

"NJË HERË MË OFRUAN 500 EURO VETËM PËR NJË KAFE"

Ish-portieri, i cili së fundmi xhiroi edhe filmin e tij të parë hard, hapi një kanal në OnlyFans. Spanjolli foli për këtë në një intervistë për të përditshmen As: “Në fillim nisa me gjëra të lehta, pastaj u rrita gjithnjë e më shumë... Nuk ka muaj që të ardhurat e mia të bien nën pesë shifra (10’000 Euro, red.). Një herë një person më ofroi 500 euro vetëm për të pirë një kafe dhe për të kaluar një orë së bashku. E ky person nuk kërkoi asgjë seksuale".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI