Flash

Ish-kampioni i hokejit Koltsov është vetëvrarë: partneri i tenistes Sabalenka është hedhur nga ballkoni

Lapsi.al 19 March 2024
Ish-kampioni i hokejit Koltsov është vetëvrarë: partneri i
Nuk ka qenë një vdekje aksidentale ose për shkak të një sëmundje. Ish-kampioni i hokejit Konstantin Koltsov, partneri bjellorus i tenistes Sabalenka, ka kryer vetëvrasje. Departamenti i Policisë së Qarkut Miami-Dade e konfirmoi versionin e ri të ndarjes nga jeta të Koltsov. "Sipas asaj që raportuan hetuesit - thuhet në njoftimin për shtyp të forcave të rendit - të hënën 18 mars 2024, rreth orës 12.39 të mëngjesit, policia e Bal Harbor dhe zjarrfikësit u thirrën në St. Regis Bal Habrour Resort në 9703 të Collins Avenue për një burrë që ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së tij. Seksioni i vrasjeve i Departamentit të Policisë Miami-Dade ka marrë përsipër hetimin e vetëvrasjes së dukshme të zotit Konstantin Koltsov, i lindur më 17 mars 1981. Vdekja nuk konsiderohet e dyshimtë". Lexo më tej: Mpiksje gjaku, humb jetën ish-kampioni i hokejit: Konstantin Koltsov ishte 42 vjeç Lajmin për vdekjen e tij është dhënë nga federata bjelloruse e hokejit në një deklaratë të shkurtër. Ata saktësuan se vdekja ka ndodhur “papritmas”, pa specifikuar se si dhe ku kishte vdekur Koltsov. “Jemi në zi”, shkruan federata në faqen e saj të internetit. Gjatë karrierës së tij Kolstov gjithashtu luajti me Pittsburgh Penguins në NHL. Koltsov dhe Sabalenka ishin së bashku prej tre vjetësh. Tenistja bjelloruse, numri dy dhe dy herë fituese e Australian Open, megjithë zinë e saj, konfirmoi se do të marrë pjesë në Miami Open. Ajo do të bëjë debutimin e saj të premten, në një ndeshje kualifikuese ndaj një kundërshtareje ende të papërcaktuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI