Flash

Messi nuk luan në miqësore, tifozët në Hong Kong rimbursohen me kusht: "Mos bëni denoncim"

Lapsi.al 19 March 2024
Messi nuk luan në miqësore, tifozët në Hong Kong rimbursohen
Tifozët e Lionel Messi në Jong Kong mbeten të zhgënjyer. Të dyndur në masë për të parë idhullin e tyre të luante në një ndeshje ekzibicioni, ata asistuan qendrimin e argjentinasit në pankinë. Messi u dëmtua para kësaj ndeshje dhe mbeti në pankinë, duke dëshpëruar tifozët në shkallët e stadiumit. Sidoqoftë, dëmi edhe mund të reduktohet, sepse ata do të marrin 50% rimbursim, por vetëm me një kusht. Të gjithë ata që duan rimbursimin e gjysmës së biletëse duhet të heqin dorë nga çdo pretendim ligjor, kanë njoftuar organizatorët e eventit. I impenjuar kundër Inter Miami në një ndeshje miqësore më 4 shkurt, argjentinasi mbeti në stol, duke shkaktuar zhgënjimin e tifozëve që kishin mbushtur stadiumin për të parë Pleshtin e famshëm, duke paguar deri në 4800 dollarë të Hong Kong (570 euro) për të parë ndeshjen. Lexo më tej: "Messi, Messi", Ronaldo provokohet e reagon në mënyrë imorale: sauditët nisin hetimin Publiku ndër të tjera nuk e ka pëlqyer qëndrimin e numrit 10 Messi, që nuk ka kërkuar as ndjesë. Lojtarit iu desh të justifikohej më vonë, duke siguruar se mungesa e tij në fushë nuk ishte për "arsye politike" dhe duke kujtuar marrëdhëniet e tij "të shkëlqyera dhe të ngushta" me Kinën. Tatler Asia, e cila organizoi ngjarjen, tha se ata që kërkojnë rimbursime duhet të bien dakord me disa kushte, përfshirë të mos ndjekin "procedurat përpara çdo gjykate, apo autoriteti rregullator".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI