Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%

Lapsi.al 19 March 2024
Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për

Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek ata me kualifikim të lartë për sektorin e turizmit e ka vendosur këtë të fundit në një presion të vazhdueshëm për të rishikuar pagat. Vetëm vitin e shkuar paga mesatare për efekt kontributesh në sektorin e turizmit është rritur me 23 për qind, të paktën kështu rezulton nga një analizë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për shifrat e 2023-it. I njëjti raport analizon edhe efektin që ka pasur rekordi turistik i vendit ku vihet re rritje e numrit të subjekteve në raport me 2022-in, më shumë të punësuar si dhe rritje e Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

“Referuar xhiros nga fiskalizimi për të gjithë NIPT-et e popullatës se turizmit, për muajin Gusht 2023 kanë rezultuar me rritje të xhiros me 7%. Ndërsa për tatimpaguesit që rezultojnë në të dy vitet rrija e xhiros është rreth 6%. Nga krahasimi i listë pagesave të periudhës 2023 – 2022 si listë pagesa e fundit totale për popullatën e tatimpaguesve të sektorit turistik rezultojnë këto të dhëna: – Rritje në numrin e tatimpaguesve me +12% krahasuar me të njëjtën periudhe një vit m parë dhe nje rritje me vetem +2% të numrit të punonjësve; – Rritja në pagën mesatare për kontribute është +23%; – Rritje e TAP me + 33%”, thuhet në raport.

Sipas raportit që në fillim të vitit Tatimet kishin një plan për turizmin në bazë të analizës së riskut në bazë të të cilës ishin elementë si: turizëm pa fatura për periudhe 1 javore 50, rënie Xhiro krahasim mujor, më pak se 7 punonjës pa përgjegjësi TVSH-je, subjekte përgjegjësi tatimore por me rënie qarkullimi nga java në javë më shume se me 10% si dhe një sërë elementësh të ngjashëm.

Teksa në njërën anë si emergjencë për sektorin e turizmit edhe këtë vit është nevoja për punonjës kur flukset e vizitorëve pritet të rriten në anën tjetër qeveria ka deklaruar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj informalitetit dhe evazionit. Vetë kreu i qeverisë Rama në disa dalje publike ka nënvizuar se net qëndrimet në struktura nuk përputhen me zhvillimet në sektor ku numri i hyrjeve në fund të dhjetorit 2023 ishte 10.15 milionë turistë duke nënkuptuar se ka nëndeklarim./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI