Flash

Skandal në Argjentinë, përdhunohet gazetarja: arrestohen katër lojtarë të Vélez

Lapsi.al 19 March 2024
Skandal në Argjentinë, përdhunohet gazetarja: arrestohen

Tërmet në futbollin argjentinas. Katër lojtarë të Vélez Sarsfield janë arrestuar me akuzën e përdhunimit në grup kundër një gazetareje të re. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 mars në hotelin ku skuadra ishte grumbulluar për t'u përgatitur për ndeshjen kundër Atletico Tucuman. Klubi fillimisht i hoqi nga skuadra dhe më pas i shkarkoi lojtarët, të cilët tani janë në paraburgim.

PËRDHUNIM NË GRUP, ARRESTOHEN 4 LOJTARË

Lajmi tronditi futbollin argjentinas dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Por, siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, faktet datojnë ndonjë javë më parë. Sipas akuzës, të shtunën më 2 mars uruguajani Sebastian Sosa, paraguaiani José Florentin dhe argjentinasit Braian Cufré dhe Abel Osorio dyshohet se kanë përdhunuar gazetaren 24 vjeçare. Ngjarja ndodhi në një dhomë në hotelin Hilton në Tucuman, ku po qëndronte Vélez për ndeshjen në transfertë.

Lexo më tej: Vajza shqiptare “donte vetë”. Robinho akuzon për racizëm: "Po të isha italian i bardhë do ishte ndryshe"

HETIMET DHE MASAT E KLUBIT

Pas denoncimit të vajzës, dëshmive të disa punonjësve të hotelit dhe elementëve të parë të mbledhur në hetim, Prokuroria e Tucumanit urdhëroi arrestimin e katër futbollistëve. Ata dyshohet se e joshën viktimën në dhomë dhe më pas e droguan, duke e futur në një gjendje gjysmë të ndërgjegjshme, duke i dhënë asaj diçka për të pirë. Pas ngjarjeve, Vélez, i largoi menjëherë lojtarët nga skuadra. Klubi bëri të ditur më pas, se i kishin ndërprerë kontratat të akuzuarve dhe kishin nisur hetimet e brendshme për zbardhjen e situatës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI