Flash

Video/ Uzuni fut në ankth teknikun Sylvinho: beratasi stërvitet i diferencuar, Laçi e Aliji me grupin

Lapsi.al 19 March 2024
Video/ Uzuni fut në ankth teknikun Sylvinho: beratasi stërvitet i

Tre ditë nga prova e parë miqësore kundër Kilit, tekniku Sylvinho është i shqetësuar për gjendjen e Myrto Uzunit. Beratasi që luan për Granada vuan nga një lodhje muskulare dhe është stërvitur i diferencuar. Sidoqoftë, stafi mjekësor është optimist se 28 vjeçari do të bëhet gati për sfidën e 22 marsit.

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore në“Shtëpinë e Futbollit”, ku të pranishëm ishin të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme u bashkua me ekipin edhe Qazim Laçi, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në grumbullim dhe Naser Aliji, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje. Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, me përjashtim të Myrto Uzunit. Sulmuesi ka kryer stërvitje të diferencuar në palestër për shkak të lodhjes muskulare.

Lexo më tej: Sylvinho, gjumi i prishur nga Manaj e Broja: 6 nuk janë thirrur e nga lista aktuale duhet të eliminohen edhe tre

Në fakt, të gjithë lojtarët e nisën punën në palestër, përpara se tekniku Sylvinho të provonte disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Kujdes të madh iu kushtua zgjidhjeve ofensive. Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Italisë. Pasdite, në Parma, do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

https://www.youtube.com/watch?v=ChuWwy5bATw

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI