Flash

Zinxhir çeliku i tendosur mes dy pemëve, humb jetën piloti i moto enduro Bufo

Lapsi.al 19 March 2024
Zinxhir çeliku i tendosur mes dy pemëve, humb jetën piloti i

Sipas rikonstruksioneve fillestare, piloti i ri i moto enduro Damiano Bufo, 25 vjeçar, humbi jetën kur u përplas me një zinxhir çeliku të tendosur mes dy pemëve, teksa stërvitej me disa shokë. Aksidenti ka ndodhur në Bisenti, në provincën e Teramos, më 17 mars. Impakti me zinxhirin bëri që motoçiklisti të rrëzohej dhe të pësonte dëmtime të rënda. Miqtë e tij kërkuan për ndihmë, por urgjenca që mbërriti në vendngjarje nuk mundën t'i shpëtonin jetën 25 vjeçarit Bufo.

Hetimet e kryera nga ushtarakët e njësisë hetimore Teramo synojnë të identifikojnë pronarin e truallit ku ishte vendosur zinxhiri me të cilin Bufo u përplas, kush e vendosi zinxhirin dhe nëse gjithçka ishte bërë në përputhje me ligjin. Nga të dhënat e para, personi që ka vendosur zinxhirin mund të ketë qenë ish-pronari i tokës, tashmë i ndjerë, pas disa ndërhyrjeve në pronën e tij. Në çdo rast, është e rëndësishme të nënvizohet se zinxhiri nuk është vendosur në rrugë publike apo në shtigje ku zakonisht kalojnë motoçiklistët.

PO STËRVITEJ PËR GARËN ENDURO

Damiano Bufo ishte duke u stërvitur në motocross me 6 shokë, mbi motorin e tij Ktm Duke 350, kur ndodhi aksidenti. Viktima dhe grupi i miqve të tij merrnin pjesë në garat rajonale të specialitetit. Bufo jetonte në Pineto (Teramo), por ishte me origjinë nga Castiglione Messer Raimondo, një komunë e vogël gjithashtu pjesë e provincës së Abruzzo. Kryebashkiaku i këtij të fundit ka dashur të kujtojë 25 vjeçarin Bufo, duke e cilësuar si “djalë të artë, me zemër të madhe”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI